Departamenti pėr Reformim tė Pushtetit L. dhe Integrime Evrop.
Detyrat dhe Pėrgjegjėsitė e Departamentit pėr Reformim te Pushtetit Lokal dhe Integrime Evropiane janė:
- Promovimin e Kartës Evropiane të Vet-Qeverisjes Lokale;
- Raportimin periodik mbi ecurinë e reformës së qeverisjes lokal;
- Bashkëpunimin me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe Organizatat jo qeveritare ne lidhje me çështje të reformës së qeverisjes lokale;
- Përgatitjen e planeve operacionale për promovimin e reformës se qeverisje lokale;
- Organizimin e fushatave publike për promovimin dhe shpjegimin e reformës së qeverisjes lokale;
- Përgatitjen e studimeve ne lidhje me reformën e qeverisjes lokale;
- Koordinimi me të gjitha departamentet tjera dhe MAPL në lidhje me mbështetjen e tyre për reformën e qeverisjes lokale;
- Hartimin e politikave te nevojshme për plotësimin e standardeve evropiane Ngritjen e nivelit te informimit të popullatës së gjerë mbi proceset e integrimit evropian;
- Përforcimin e rolit te shoqërisë civile në monitorimin e Planit të Implementimit të Partneritetit Evropian;
- Bashkëpunon shumë ngushtë me Agjencinë për integrim Evropian (AlE) për qëllime të bashkërendimit të aktiviteteve në kuadër të procesit të Integrimit Evropian dhe detyrave e obligimeve që dalin nga pjesëmarrja në Procesin e Stabilizim Asocimit;
- Në bashkëpunim me Agjencinë për Integrim Evropian siguron shfrytëzim Efikas të fondeve të Bli-se (IPA) dhe bashkëpunon në koordinimin dhe programimin e asistencës financiare dhe teknike të ofruar nga BE-ja;
- Në bashkëpunim me AIE-në organizon trajnime për personelin e Ministrisë dhe komunave, për çështjet Evropiane;
- Siguron informimin dhe komunikimin intensiv brenda Ministrisë sa i përket aktiviteteve që lidhen me çështjet e integrimit evropian;
- Koordinimi dhe menaxhimi i bashkëpunimit ndërkufitar;
- Koordinimin ndër-ministror në Lidhje me çështjet që prekin burimet e qeverisjes lokale
- Promovimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndër-komunal;
- Koordinimin e donatoreve, agjencive ndërkombëtare dhe organizatat jo qeveritare OJQ që mbështesin qeverisjen Lokale;
- Ndihmon komunat në zhvillimin e buxheteve dhe sistemeve të tyre në menaxhimin e financave dhe bashkërenditë me Ministrinë për Ekonomi dhe Financa për të siguruar se administratat komunale marrin mjete të mjaftuara buxhetore dhe sigurimin e fondeve për investime publike;
- Promovimin e zhvillimit te qëndrueshëm ekonomik;
- Harton raporte mujore, periodike për shfrytëzimin e resurseve financiare nga ana e komunave dhe analiza sipas nevojës;
- Bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim që të ndihmoj ne komunikimin e qartë të informatave për komunat, si dhe do të bashkëpunoj në rritjen apo ngritjen e burimeve financiare të drejtorive të ndryshme;
- Mbështetjen e pjesëmarrjes së MAPL-së në Komisionin e Grandeve;
- Krijimin e bazës së të dhënave dhe statistikave për projektet e komunave si dhe për donatorët;
- Siguron mbështetjen profesionale për grupet punuese dhe qdo veprimtarie tjetër ne fushën e reformimit të qeverisjes lokale;
Kontakti:
Besim Kamberaj – Drejtor i Departamentit
e-mail:
besim.kamberaj@ks-gov.net
tel:
038/213-584; 200-35586