Departamenti i Administratės dhe Financave

Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit te Administratės dhe Financave janė:
  • Ofrimin e ndihmës administrative të përgjithshme për të gjitha departamentet e MAPL-së dhe njësitë tjera; 
  • Mbështetjen e MAPL-së me shërbime përkthimi dhe sekretarie;
  • Funksionimin e logjistikes duke përfshirë transportin, depon, arkivin, postën, inventarin dhe në përgjithësi menaxhimin e pasurisë së MAPL-se; 
  • Koordinimi i planifikimit te Burimeve Njerëzore për Ministrinë dhe administrimi i punësimit të personelit; 
  • Motivimin dhe zhvillimi i personelit për të ngritur nivelin e performancës(mënyrës së kryerjes së punës) dhe për të dhënë shërbime kualitative; 
  • Funksionim të përditshëm të procedurave siç janë; rekrutimi dhe selektimi, disiplina, ankesat/kërkesat, vlerësimet e përgjithshme në konsultimet me menaxherët e drejtpërdrejtë duke përfshirë edhe trajnimin e Paneleve dhe Komisioneve të nevojshme për t'i vënë në funksion këto procedura; 
  • Koordinimin e shërbimeve të teknologjisë informative;
  • Dhënien e ndihmës në përdorimin e teknologjisë informative;  Përcjellja dhe sigurimi i aplikacioneve moderne  për menaxhim efikas të detyrave dhe përgjegjësive të MAPL-së;
  • Asistimi ne përpilimin e politikave financiare dhe buxhetore të departamenteve të Ministrisë, në përgjithësi; 
  • Koordinimi i aktiviteteve me rastin e përpilimit dhe shqyrtimit afatmesëm dhe përfundimtar te Buxhetit te Ministrisë dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
  • Përcjellja sistematike e shpenzimit të buxhetit dhe informimi me kohë mbi vështirësitë ne shpenzimin e buxhetit; 
  • Përpilimi i raporteve financiare, mbajtja e evidencës së shpenzimeve në sistemin e bazës elektronike te shënimeve dhe mbajtja e shënimeve te sakta të transaksioneve e të gjitha pagesave të bëra sipas procedurave relevantë financiare;
  • Përgatitja e drafteve të udhëzimeve administrative në lëmin e buxhetit dhe të financave për Kabinetin e Ministrit dhe Sekretarin e Përhershëm;
  • Koordinimi i shërbimeve të zyrës për Buxhet dhe Financa me departamentet dhe divizionet e tjera brenda Ministrisë;
  • Ofrimi i bashkëpunimit, këshillave dhe ndihmës Drejtorëve të Departamenteve në Ministri si dhe personelit tjetër mbi të gjitha çështjet buxhetore dhe administrative;
  • Përgatitja e raporteve javore, tremujore dhe vjetore të punës se zyrës për Buxhet dhe Financa;
  • Administrimi i përgjithshëm i financave brenda Ministrisë dhe përcaktimi i prioriteteve lidhur me pagesat në bashkëpunim me Drejtorët e Departamentitdhe e përpilimi i raporteve vjetore dhe periodike;
  • Mbikëqyrja e alokimeve financiare në nivel te Ministrisë në bashkëpunim të ngushtë dhe sistematik me resorët përkatës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
  • Analiza e kompetencave, arritjeve, vështirësive dhe kufizimeve në aspektin e financave të zyrës ne veçanti, të Ministrisë në tërësi;
  • Ndërlidhja me autoritetet e nevojshme për të informuar ata rreth çdo ndryshimi të kuadrove apo ndryshimi në listën e pagave;
  • Siguron mbështetjen administrative dhe të sekretarisë për grupet punuese. 

 

Kontakti:

Nazmi Halimi- Drejtor i Departamentit 

e-mail:

nazmi.halimi@ks-gov.net

tel:

+381 (0) 200 35 550

Lajmet e fundit

  • 06 Sep 2010

    Ministri Sadri Ferati mori pjesė nė Konferencėn “Tejkalimi i dispariteteve regjionale”

    Ministri Sadri Ferati mori pjesë në Konferencën “Tejkalimi i dispariteteve regjionale” Ohër Maqedoni, 06...

    Më shumë