Historiku

Ministria e Administrimit tė Pushtetit Lokal ėshtė themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/50, me 04 dhjetor 2004.

Përgjegjësitë e Ministrisë janë përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, KREU 5 Pika 2,   Rregulloren e UNMIK-ut  2001/19 mbi degën e Ekzekutivit të IPVQ-ve; Rregulloren e UNMIK-ut 2005/15 shtojca XIV,  dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2007/18 për ndryshimin e Rregullores 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të IPVQ-ve në Kosovë.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është strukturuar në atë mënyrë që të funksionojë në baza të efikasitetit me qëllim të ushtrimit të përgjegjësive, konform legjislacionit në fuqi. Lidhur me këtë, ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr. 2008/6 për ndryshimin e UA 2007/1, për Organizimin dhe Strukturimin e Brendshëm të MAPL-së. Në kuadër të strukturës së brendshme organizative të MAPL-së janë: Zyra e Sekretarit të Përhershëm, Zyra për Informim;  Departamenti Ligjor; Departamenti për Vetëqeverisje Lokale; Departamenti për Reformë dhe Integrime Evropiane; Departamenti i Administratës dhe Mbështetjes dhe  Departamenti i Prokurimit.

MAPL është përgjegjëse për çështjet që ndërlidhen me ngritjen e efektivitetit të vetëqeverisjes lokale. Në ushtrimin e kompetencave të veta për qeverisje lokale efektive, Ministria është përgjegjëse për të siguruar ofrimin e shërbimeve publike të kontrolluara nga niveli qendror, për plotësimin e nevojave të të gjitha komuniteteve dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbimet e ofruara

Përgjegjësitë e MAPL-së

Pas shpalljes së pavarësisë, më 15 qershor 2008 pasoi hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si akti më i lartë politik dhe juridik i vendit. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çështjeve të pushtetit lokal i kushton kujdes të veçantë. Në kapitullin të Kushtetutës përcaktohen parimet e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale, organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale.

Gjithashtu, Kushtetuta e Republikës në nenin 96 përcakton të drejtën dhe bazën e funksionimit të MAPL-së, si njëra ndër Ministritë e Qeverisë e themeluar me qëllim të kryerjes së funksioneve në fushën e qeverisjes lokale.

Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, kanë hyrë në fuqi edhe një numër i konsiderueshëm i ligjeve, duke përfshirë edhe ligjet që rregullojnë fushën e qeverisjes lokale, duke kompletuar kështu infrastrukturën ligjore për qeverisjen lokale. Natyrisht, njëri ndër ligjet më të rëndësishme që rregullon këtë fushë, është Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

Ligji për Vetëqeverisje Lokale si ligj bazë që rregullon organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë, gjithashtu ka të përcaktuara disa kompetenca ligjore për MAPL-në, e që përfshijnë:

  • monitorimin e ushtrimit të kompetencave të zgjeruara në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës;
  • mbikëqyrjen e ligjshmërisë së vendimeve për partneritete;
  • shqyrtimin e draft marrëveshjeve për bashkëpunimin ndërkufitar të komunave;
  • lëshimin e udhëzimeve për marrëveshjet e bashkëpunimit të komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;
  • njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës;
  • i rekomandon Qeverisë së Kosovës suspendimin e Kryetarit të Komunës;
  • e drejta për të mbikëqyrur komunat, në zbatimin e ligjit, sigurimin e respektimit të drejtave dhe interesave të qytetarëve si dhe të forcojë dhe aftësojë organet komunale në përmbushjen e mandatit ligjor;
  • shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë së akteve komunale dhe ofrimi i konsultimeve paraprake para nxjerrjes së aktit;
  • përgatitja dhe publikimi i raportit vjetor për aktivitetet që lidhen me mbikëqyrjen e komunave në vitin paraprak deri në fund të marsit;

Edhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, i cili rregullon kompetencat për burimet financiare komunale parasheh që Ministritë përgjegjëse për fushën përkatëse të cilës i takojnë kompetencat e deleguara ose të shtuara, do të bëjnë monitorimin dhe do të sigurojnë që këto kompetenca të ushtrohen në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe standardet përkatëse, dhe masat e marra nga komuna për ushtrimin e këtyre kompetencave të jenë të duhura.

Ministritë përkatëse do ti sigurojnë një raport vjetor të monitorimit Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal, mbi këto çështje. Gjithashtu ky ligj parasheh që Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në konsultim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe sipas nevojës edhe me Ministritë e tjera, mund të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e efektshëm të këtij ligji.

Sa i përket Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, i cili rregullon organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Kosovës, themelon komunat e reja përcakton territorin dhe kufijtë administrativë të komunave, duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës, indirekt i jep obligime edhe Ministrisë së Administrimit të pushtetit Lokal, sidomos në rastin e krijimit të komunave të reja

Objektivat

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, menjëherë pas themelimit të saj, kishte ndërmarrë hapat për t’u konsoliduar në mënyrë që të fillonte të ushtronte përgjegjësitë që iu kishin garantuar sipas ligjeve në fuqi. Njëkohësisht kishte vënë përpara vetes edhe 7 objektivat kryesore:

  • Promovimi dhe afirmimi i të drejtave të organeve të vetëqeverisjes lokale në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale;
  • Zbatimi i reformës së vetëqeverisjes lokale përmes plotësimit të kornizës ligjore dhe implementimit të saj;
  • Koordinimi ndërministror për të siguruar burime të mjaftueshme për realizimin e kompetencave komunale;
  • Njoftimi me standardet dhe praktikat më të mira të BE dhe koordinimi në implementimin e prioriteteve;
  • Përkrahja, monitorimi dhe mbikëqyrja e kompetencave të komunave për të siguruar se është duke u zbatuar ligjshmëria;
  • Bashkërendimi i aktiviteteve me komunitetin e donatorëve dhe organizatat joqeveritare;
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve komunale, përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale në resurset humane.

Ndërkohë, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve në legjislacionin e qeverisjes lokale, MAPL ka riformuluar misionin dhe objektivat e veta në Strategjinë Afatmesme të Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal 2009-2012.

Objektivat kryesore të parapara me Strategjinë e Ministrisë janë paraqitur si vijon:

  • Reformim i pushtetit lokal dhe decentralizim gjithëpërfshirës funksional në Republikën e Kosovës;
  • Decentralizim fiskal i qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik lokal i baraspeshuar;
  • Ngritja e kapaciteteve për udhëheqje moderne, administratë profesionale dhe drejtim kompetent me komunat;
  • Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave në nivelin lokal;
  • Rritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve publike nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal, ndërkufitarë dhe regjional të komunave me qëllim të arritjes së standardeve evropiane

Lajmet e fundit

  • 06 Sep 2010

    Ministri Sadri Ferati mori pjesė nė Konferencėn “Tejkalimi i dispariteteve regjionale”

    Ministri Sadri Ferati mori pjesë në Konferencën “Tejkalimi i dispariteteve regjionale” Ohër Maqedoni, 06...

    Më shumë