Lajme dhe ngjarje

Intervistė e Ministrit Sadri Ferati dhėnė gazetės Zėri

Publikuar me: Sunday, 04 July 2010

04 korrik 2010

Zëri: z. Ministër të premten ministria që ju drejtoni dhe ajo e Punëve te Brendshme keni hapur zyrë në veri të Mitrovicës. Cila është rëndësia e kësaj zyre?

Ferati: Ne kemi sinjalizuar në shkurt të ketij viti synimin tonë për hapjen e kësaj qendre.  Duhet theksuar se kjo qendër është hapur nga institucionet e   Kosovës. Pra,  Qeveria e Kosovës është e angazhuar për ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët e saj. Integrimi i veriut dhe hapja e kësaj qendre është rezultat i angazhimeve tona te shumta.

Zëri: Mirëpo, menjëherë pas hapjes së kësaj zyre mbi 1 mijë serb kanë protestuar kundër kësaj, madje ka pasur edhe viktima. A mendoni se pas presioneve dhe protestave të serbëve do të mbyllet kjo zyrë?

Ferati: Mbyllja e  Qendrës as që mund të diskutohet.  S’duhet harruar se me hapja  e kësaj qendre konsiston në  parimin e reformës së pushtetit lokal për të ofruar shërbime sa më afër qytetarit.

Zëri: Është mësuar se kjo zyrë për momentin është nën mbrojtjen e policisë. A do të vazhdoj edhe në të ardhmen të funksionojë kështu kjo zyrë?

Ferati: Për shkaqe sigurie, tani për tani Qendra për shërbime civile  do të funksionojë nën mbrojtjen e policisë.

Zëri: Çka do të ofrojë konkretisht kjo zyrë dhe a besoni se qytetarët serb do të marrin dokumente të Republikës së Kosovës?

Ferati:  Qendra për Shërbime civile do të ofrojë shërbime për  të gjithë qytetarët pa dallime, dokumentet e gjendjes  civile dhe - ato të regjistrimit civil si  certifikata te lindjes letërnjoftimeve dhe pasaportave.

Zëri: Pse keni vendosur që një zyrë të tillë të hapni në Lagjen e Boshnjakëve, e jo edhe në pjesë tjera të qytetit?

Ferati: Besoj së të gjithë e njohim  situatën në Veri. Ne këtë rast, pra, veprimin e parë që kemi ndërmarre është hapja e zyrës në lagjen e boshnjakeve që ka qene zgjidhja me e pranueshme që kemi mundur ta marrim tani për tani. Mbetet tani ne vullnetin e qytetarëve te veriut që të pasjen me dokumentet që ofron qendra për shërbime civile.

Zëri: A pritet që zyrë të tilla të ketë edhe në vendet e tjera të banuara me serb në pjesën veriore të vendit?

Ferati: Gjithsesi se do të ketë. Plani ynë për integrimin e qytetit te veriut do të vazhdojë. Pretendimet tona për veriun janë që situata në veri ti kthehet normalitet të jetës. Pra, të shuhen strukturat paralele, të vendoset rendi dhe ligji në atë pjesë të Kosovës. Mbetet tani në vullnetin e qytetarëve të veriut që të pajisjen me dokumentet që ofron kjo qendra për shërbime civile.Nëse vetëm dy jave me parë  votuan rreth  70, %, të qytetarëve në Partesh, besojme shumë  se kjo pjesëmarrje e qytetarëve serb  në zgjedhje, do të krijoj  optimizëm  edhe tek qytetarët e veriut përkatësisht të veriut dhe komunave, Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok qe te orientohen kah institucionet e Kosovës, sepse është mundësia me mire për ta.

Zëri: Z. Ferati edhe strategjia e hartuar muaj më parë nga Qeveria dhe ICO-ja kishte paraparë themelimin e zyrave të komunitetit lokal në pjesën veriore të vendit. A është kjo zyrë pjesë e strategjisë?

Ferati: Po është pjesë e strategjisë. Strategjia për veriun  parashikon hapjen e një zyre e cila do të ofroj shërbime për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës veriore për ofrimin e dokumetacionit të gjendjes civile dhe dokumentacionin e regjistrimit civil.Zgjedhjet e suksesshme të nëntorit tri komunat Gracanice  Ranillug dhe Kllokot si dhe zgjedhjet e fundit të mbajtura në Partesh janë një të vërtetë që nuk mund te mohohet  se Kosova po ofron argumente të fuqishme se është vend i  të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë në shtetin tonë.

Zëri: Z. Ministër, përpos zyrës së Qeverisë së Kosovës në veri ka edhe shumë zyra të tjera si ajo e UNMIK-ut, e BE-së etj. A mos po krijohet mjegullim i situatës për qytetarët?

Ferati:  Nuk ka asnjë arsye qe te bëjmë kalkulime te kësaj natyre. Qendra për shërbime civile ofron shërbime bazë për qytetarët dhe ne nuk shoh asnjë arsye se duhet të arsyetohet  me mjegullim te situatës.  Hapja e kësaj qendre e ka rendësin e vet . Duhet theksuar se kjo është Qendra e parë e hapur nga  institucionet e Kosovës. Pra,  Qeveria e Kosovës është e angazhuar për ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët e saj.

 

mbrapa

Lajmet e fundit

  • 06 Sep 2010

    Ministri Sadri Ferati mori pjesė nė Konferencėn “Tejkalimi i dispariteteve regjionale”

    Ministri Sadri Ferati mori pjesë në Konferencën “Tejkalimi i dispariteteve regjionale” Ohër Maqedoni, 06...

    Më shumë