Lajme dhe ngjarje

NJOFTIM PĖR MEDIA

Publikuar me: Thursday, 15 July 2010

MAPL dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për dorëzimin e pajisjeve kadastrale-komunave të reja

Prishtinë, 15 korrik 2010    

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për dorëzimin e pajisjeve kadastrale dhe programit sofverik për menaxhimin e të dhënave kadastrale, për komunat e reja, Gracanicë, Kllokot, Ranillug.  Ceremonia do të mbahet të premten më 16 korrik 2010, duke filluar prej orës 10:00, Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish-Pallati i Shtypit), kati XIII-të.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i MAPL-së,  z. Sadri Ferati, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së,  Znj. Osnat Lubrani, Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meta si dhe kryetarët e Komunave të posaformuara – Gracanicë, Kllokot, Ranillug.

Kjo ndihmë është pjesë e projektit të UNDP-së për Përkrahje të Decentralizimit në Kosovë i cili mbështetet nga Qeveria Norvegjeze.

Informata shtesë

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit konsiston në përkrahjen e Komunave të reja Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot me pajisje të teknologjisë informative si dhe të pajisjeve kadastrale, në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët.

Nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë informative dhe softuerit për kadastër do të menaxhohen dhe mirëmbahen të dhënat grafike kadastrale dhe i dhënat digjitale kadastrale te cilat janë të lidhura me Agjencinë Kadastrale te Kosovës. Pajisjet e teknologjisë informative përfshijnë  Kompjuterë, pajisje matëse digjitale dhe Softwerike.

Më rastin e bartjes së pajisjeve të teknologjisë informative dhe pajisjet kadastrale nga MAPL te komunat do të  formohet një komision i përbashkët MAPL-Komunë dhe UNDP, për pranim dorëzimin e pajisjeve.

Pajisjet e teknologjisë informative dhe pajisjet kadastrale, do t’i dhurohen Komunës kurse do të shfrytëzohen nga zyrtarë të zyrave kadastrale te komunës të cilët kryejnë punët rreth kompletimit dhe funksionalizimit të sistemit kadastral për shërbim të qytetarëve.

Softueri i programit do të jetë pronë e Agjencionit Kadastral të Kosovës,  kurse do te shfrytëzohet nga Komunat.Me rastin e pranimit të pajisjeve të teknologjisë informative, Komunat obligohet që pajisjet e dhuruara t’i përdorin për nevojat dhe shërbimet komunale. Pajisjet e teknologjisë informative që janë objekt i kësaj marrëveshje evidentohen dhe të njëjtat do tu tregohen çdo herë, kur kërkohen nga zyrtarët e MAPL-së dhe UNDP.

mbrapa

Lajmet e fundit

  • 06 Sep 2010

    Ministri Sadri Ferati mori pjesė nė Konferencėn “Tejkalimi i dispariteteve regjionale”

    Ministri Sadri Ferati mori pjesë në Konferencën “Tejkalimi i dispariteteve regjionale” Ohër Maqedoni, 06...

    Më shumë