Lajme dhe ngjarje

MAPL dhe UNDP nėnshkruajnė marrėveshje mirėkuptimi pėr dorėzimin e pajisjeve kadastrale- komunave tė reja

Publikuar me: Friday, 16 July 2010

Prishtinë, 15 korrik 2010    

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për  Zhvillim/UNDP dhe përfaqësuesit e tre komunave të reja: Graçanicë, Ranillugë dhe Kllokot, kanë nënshkruar marrëveshjen e Mirëkuptimit e cila konsiston në përkrahjen e këtyre komunave me pajisje të teknologjisë informative si dhe të pajisjeve kadastrale.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i MAPL-së,  z. Sadri Ferati, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së,  Znj. Osnat Lubrani, Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meta si dhe kryetarët e Komunave të posa formuara – Graçanicë, Kllokot, Ranillug.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati me këtë rast tha:

"Tani e tutje komunat e reja do të quhen të reja vetëm nga mosha, sepse në anën tjetër këto komuna  funksionojnë dhe kanë kapacitet të plotë ”. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që përfshinë dhënien në dispozicion pajisje të teknologjisë për zyrat e kadastrës në këto komuna ne do të ndihmojmë në një shërbim sa më efikas për qytetarin”.

Ndërkaq,Gradimir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranilugut, falenderoi MAPL-në dhe UNDP-në për mbështjen që po u japin kësaj komune:

"Këto pajisje të teknologjisë për zyrat e kadastrës që na dhurohen nga MAPLdhe UNDP, do të na ndihmojnë në funksionalizimin e plotë të zyrave kadastrale në komuna, gjithmonë në bashkëpunim me drejtorin e Agjencisë Kadastrale, Metush Meta. Në këtë mënyrë në do t;u ofrojmë shërbime më cilësore qytetarëve në fushën e kadastrës".

Përfaqësuesja e UNDP-së, Osnat Lubran shprehi kënaqësinë që është pjesë e këtij projekti  si përkrahje e Decentralizimit në Kosovë:

"Jam e lumtur që  gjendem  në mesin e juaj dhe  që ne po ndihmojmë komunat e reja. Duke qenë  pjesë e këtij projekti për modernizimin e teknologjisë informative ku përfshihen pajisje të teknologjisë informative dhe softuerit për kadastër besoj se po ndihmojmë në shërbime sa më cilësore për qytetarët. Kjo ndihmë është një ndër komponentët që ne e mbështesim decentralizimin” .

Nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë informative dhe softuerit për kadastër do të menaxhohen dhe mirëmbahen të dhënat grafike kadastrale dhe të dhënat digjitale kadastrale te cilat janë të lidhura me Agjencinë Kadastrale te Kosovës. Këto pajisje përfshijnë: kompjuterë, pajisje matëse digjitale dhe softwerike.

Po ashtu në këtë ceremoni, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati u dorëzoi, çelësat e veturave përfaqësuesve të 5 komunave:  Graçanicë, Ranillugë, Kllokot, Shtërpcë dhe Novobërdë, në vlerë prej 108 mijë e 675 euro, gjithsej.

 

mbrapa

Lajmet e fundit

  • 06 Sep 2010

    Ministri Sadri Ferati mori pjesė nė Konferencėn “Tejkalimi i dispariteteve regjionale”

    Ministri Sadri Ferati mori pjesë në Konferencën “Tejkalimi i dispariteteve regjionale” Ohër Maqedoni, 06...

    Më shumë